Klinika e Trajnerëve të Basketbollit - Drejt një Identiteti të Përbashkët të Lojës

Klinika e Trajnerëve të Basketbollit - Drejt një Identiteti të Përbashkët të Lojës

17/11/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik 2026–2030 dhe përmbushjes së objektivave për edukimin dhe zhvillimin profesional të trajnerëve, më 29 nëntor 2026 do të organizojë Klinikën për Trajnerë - Drejt një Identiteti të Përbashkët të Lojës, me ligjërues dy trajnerë të ProCredit Superligës së Kosovës, Zoran Kascelan dhe Jeronimo Sarin.

Klinika do të mbahet në palestrën e shkollës ISP, në lagjen Marigona, nga ora 10:00 deri në 15:00, dhe do të përfshijë ligjërata teorike dhe demonstrime praktike, me fokus në aspekte të rëndësishme taktike të lojës së basketbollit.

Ligjërues të klinikës do të jenë Zoran Kascelan, kryetrajner i KB Bora, dhe Jeronimo Sarin, kryetrajner i KB Sigal Prishtina, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre profesionale me trajnerët pjesëmarrës.

Agjenda e Klinikës:

10:00 – 12:00 | Zoran Kascelan – KB Bora

Offensive Rebounding Strategies – Strategjitë e kërcimit në sulm

Building the Wall – Transition Defense – Organizimi i mbrojtjes gjatë tranzicionit

13:00 – 15:00 | Jeronimo Sarin – KB Sigal Prishtina

Switching Defense – Mbrojtja me ndërrim të lojtarëve

Temat e klinikës janë përzgjedhur në përputhje me parimet e Identitetit të Lojës së Përfaqësueseve të Kosovës, i cili aktualisht është në proces të krijimit. Përmes ligjëratave dhe diskutimeve profesionale, synohet prezantimi dhe trajtimi i këtyre parimeve me trajnerët, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e një qasjeje të përbashkët në zhvillimin e basketbollit kosovar.

Organizimi i kësaj klinike përfaqëson një tjetër hap konkret të FBK-së drejt realizimit të objektivave të Planit Strategjik 2026–2030, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajnerëve, përmirësimin e cilësisë së punës së tyre dhe harmonizimin e metodologjive të trajnimit me vizionin afatgjatë të zhvillimit të basketbollit në Kosovë.

FBK mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të vazhdueshme për edukim, avancim profesional dhe shkëmbim të njohurive, duke e konsideruar zhvillimin e trajnerëve një nga shtyllat kryesore për ngritjen e cilësisë së basketbollit në vend.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners