Përcaktohen çiftet e Kupës së Kosovës për Femra

Përcaktohen çiftet e Kupës së Kosovës për Femra

18/11/2026

Pas përfundimit të pesë xhirove të Superligës së Femrave dhe bazuar në renditjen tabelare, janë përcaktuar çiftet e Kupës së Kosovës për Femra për edicionin 2026/27.

Në përputhje me Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës për Femra, ku do të përballen Trepça dhe Prishtina.

Fituesja e kësaj përballjeje do të sigurojë kualifikimin në turneun Final Four të Kupës së Kosovës, ku në gjysmëfinale do të takohet me Pejën 03.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Penza dhe Bashkimi, dy skuadra që kanë siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Final Four, bazuar në renditjen pas pesë xhirove të para të kampionatit.

Çerekfinalja e Kupës së Kosovës për Femra:

Trepça – Prishtina

Çiftet gjysmëfinale të Final Four:

Peja 03 – Fituesja e ndeshjes Trepça/Prishtina

Penza – Bashkimi

Turneu Final Four i Kupës së Kosovës për Femra është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 14 shkurt 2027, ku katër skuadrat pjesëmarrëse do të garojnë për trofeun e Kupës së Kosovës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners