18/11/2026
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 18 nëntor 2026 në Prishtinë, ka miratuar organizimin e Ceremonisë së Laureatëve të Basketbollit të Kosovës 2026, si dhe përbërjen e Komisionit të Laureatëve, i cili do të jetë përgjegjës për procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së më të mirëve të vitit.
Sipas vendimit të Bordit të FBK-së, Ceremonia e Laureatëve të Basketbollit të Kosovës 2026 do të organizohet më 22 dhjetor 2026, në Klan Arena – Salla Akil, në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
Kjo ceremoni tradicionale do t'i kushtohet vlerësimit të sportistëve, trajnerëve dhe personaliteteve që kanë kontribuar në zhvillimin dhe sukseset e basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2026.
Në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje, Bordi i FBK-së ka miratuar edhe përbërjen e Komisionit të Laureatëve të Basketbollit të Kosovës për vitin 2026.
Komisioni përbëhet nga:
Teuta Abdullahu – Anëtare e Bordit të FBK-së;
Ideal Bakija – Anëtar i Bordit të FBK-së;
Marigona Rushiti – Ish-basketbolliste;
Valentin Spaqi – Ish-basketbollist;
Arsim Maxhera – Gazetar sportiv.