08/11/2026
Sigal Prishtina ka shënuar fitore dramatike në udhëtim ndaj Pejës me rezultat 79:80, në kuadër të xhiros së tetë të ProCredit Superligës. Një trepikësh i Arbër Sinanit në sekondën e fundit i siguroi kryeqytetasve fitoren në derbin e vjetër të basketbollit kosovar.
Peja e nisi më mirë takimin dhe gjatë pjesës së parë krijoi epërsi deri në 22 pikë, duke dhënë përshtypjen se ishte në rrugë drejt një fitoreje të sigurt. Megjithatë, Sigal Prishtina reagoi dhe gradualisht ngushtoi diferencën, duke e kthyer ndeshjen në një duel dramatik që u vendos vetëm në aksionin e fundit.
Heroi i takimit ishte Arbër Sinani, i cili realizoi trepikëshin vendimtar për fitoren 80:79. Sinani përfundoi ndeshjen me 11 pikë, të gjitha të realizuara në gjashtë minutat e fundit, duke luajtur rol vendimtar në përmbysjen e rezultatit.
Bryson Dawkins ishte më efikasi te Sigal Prishtina me 21 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Malcolm Armstead me 15 pikë.
Te Peja u dallua Xavier Johnson me 18 pikë, ndërsa Domenic Artis kontribuoi me 16 pikë në ndeshjen e tij debutuese.
Kjo ishte fitorja e parë e Sigal Prishtinës ndaj Pejës këtë sezon. Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave ishte regjistruar me rezultat zyrtar 20:0 në favor të Pejës, pasi ndeshja nuk ishte zhvilluar.