07/11/2026
Bashkimi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 77:36, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Femrave.
Skuadra prizrenase dominoi takimin e zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke e përfunduar ndeshjen me 41 pikë epërsi. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Bashkimin, që vazhdon serinë pozitive në kampionat.
Alexis Tucker ishte më efikasja te Bashkimi me 18 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Merisa Bilalli kontribuoi me 17 pikë. Paraqitje të mirë pati edhe Saranda Daci, e cila regjistroi dyshifror të dyfishtë me 12 pikë dhe 14 kërcime.
Te Trepça u dallua Miyu Mizukawa me 17 pikë.
Me këtë fitore, Bashkimi regjistron bilancin 3–1 në kampionat, ndërsa Trepça pëson humbjen e tretë në katër ndeshje të zhvilluara.