02/11/2026
Bora po vazhdon me paraqitje të mira në ProCredit Superligë, duke shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe në udhëtim ndaj Pejës, me rezultat 75:88, në kuadër të javës së shtatë të elitës së basketbollit të Kosovës.
Skuadra prishtinase ishte në epërsi që nga fillimi i ndeshjes, duke kontrolluar lojën dhe duke mos lejuar vendasit të përmbysnin rezultatin. Me një paraqitje të mirë kolektive, mysafirët arritën të ruajnë epërsinë dhe në fund të festojnë një fitore të merituar.
Pejanët, pavarësisht përpjekjeve për t'u rikthyer në lojë, nuk arritën ta ndalnin skuadrën prishtinase, duke pësuar kështu humbjen e pestë radhazi në kampionat.
Te vendasit, pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Në anën tjetër, te Bora u dallua Muhamedali Janjeva me 23 pikë, ndërsa Terrell Allen kontribuoi me 19 pikë, duke qenë ndër më meritorët për suksesin e skuadrës së tyre.
Peja ka dy fitore e pesë humbje, kurse Bora pesë fitore e dy humbje.