Fitore e mitrovicasve në kryeqytet

Fitore e mitrovicasve në kryeqytet

02/11/2026

Kampionia e Kosovës, Trepça, ka shënuar fitore të rëndësishme në kryeqytet, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 79:89 (89:79), në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit arritën të triumfojnë në përballjen me bardhekaltrit, duke vazhduar me rezultate pozitive në elitën e basketbollit të Kosovës.

Kjo ishte fitorja e pestë për “Xehetarët” në këtë edicion, derisa kanë edhe dy humbje, duke vazhduar garën në pjesën e sipërme të renditjes.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina pësoi humbjen e katërt të sezonit, ndërsa deri më tani ka regjistruar tri fitore.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara në ProCredit Superligë, Trepça ka bilanc prej pesë fitoresh e dy humbjesh, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore e katër humbje.

Te vendasit katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa te mysafirët pesë lojtarë, ndërsa Drilon Hajrizi e mbylli ndeshjen me 13 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners