Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, fitorja e gjashtë për prizrenasit

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, fitorja e gjashtë për prizrenasit

01/11/2026

Bashkimi ka regjistruar fitoren e gjashtë këtë edicion në ProCredit Superligë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 80:93, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, në kuadër të xhiros së shtatë.

Përballja nisi me lojë të baraspeshuar, me të dy skuadrat që treguan rivalitet gjatë pjesës së parë. Megjithatë, prizrenasit arritën të krijojnë diferencën në pesë minutëshin e fundit, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke siguruar fitoren me 13 pikë epërsi.

Te Bashkimi, më efikasi ishte Divine Myles me 23 pikë dhe nëntë asistime, ndërsa Shannon Shorter kontribuoi me 17 pikë dhe nëntë kërcime.

Në radhët e Vëllaznimit, edhe një herë u dallua Kentrell Pullian, i cili realizoi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Me këtë triumf, Bashkimi vazhdon të kryesojë renditjen me gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa Vëllaznimi mbetet me një fitore dhe gjashtë humbje pas shtatë xhirove.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners