01/11/2026
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e katërt këtë edicion në ProCredit Superligë, duke mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 93:79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, në kuadër të xhiros së shtatë.
Përballja nisi me lojë të barabartë, me çerekun e parë që përfundoi 24:24. Vendasit krijuan një epërsi të lehtë në periudhën e dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 43:39. Therandasit vazhduan me lojë më të mirë edhe në pjesën e dytë, duke e rritur gradualisht diferencën dhe duke siguruar fitoren me 14 pikë epërsi.
Te Golden Eagle Ylli u dallua Davontrey Thomas me 22 pikë, ndërsa Connor Withers kontribuoi me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime. Gjithsej pesë basketbollistë të skuadrës vendase realizuan pikë dyshifrore.
Në radhët e Rahovecit 029, më efikasi ishte Zion Fruster me 20 pikë.
Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli arrin bilancin prej katër fitoresh dhe tri humbjesh, ndërsa Rahoveci 029 mbetet me dy fitore dhe pesë humbje pas shtatë xhirove.