01/11/2026
Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e xhiros së katërt të Superligës së Femrave, duke mposhtur Pejën 03 me rezultat 73:66, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Përballja ndërmjet dy skuadrave solli rivalitet dhe lojë të luftuar, ndërsa prizrenaset arritën të sigurojnë fitoren me shtatë pikë epërsi, duke ia shkaktuar Pejës 03 humbjen e parë në kampionat këtë edicion.
Te Bashkimi, basketbollistja më efikase ishte Nyla Jean me 21 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në triumfin e skuadrës së saj.
Në anën tjetër, te Peja 03 u dallua Camryn Hill, e cila realizoi 26 pikë, por paraqitja e saj nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë të pejanëve në këtë edicion të Superligës së Femrave.
Kjo ishte fitorja e dytë e Bashkimit në tri ndeshje të zhvilluara në kampionat, ndërsa Peja 03, pas tri fitoreve radhazi, pëson humbjen e parë dhe tani ka bilanc prej tri fitoresh dhe një humbjeje.