Superliga e Femrave: Trepça shënon fitoren e parë të sezonit ndaj Prishtinës

Superliga e Femrave: Trepça shënon fitoren e parë të sezonit ndaj Prishtinës

31/10/2026

Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Femrave, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 41:61, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, në kuadër të xhiros së katërt.

Dallimi në këtë përballje u bë në çerekun e dytë dhe të tretë, ku mitrovicaset dominuan duke shënuar 36 pikë, ndërsa Prishtina realizoi vetëm 17 pikë në këto dy periudha. Kjo epërsi rezultoi vendimtare për Trepçën, e cila e menaxhoi avantazhin deri në përfundim të takimit.

Basketbollistja më efikase e ndeshjes ishte Miyu Mizukawa, e cila shkëlqeu me 28 pikë për Trepçën. Kontribut të rëndësishëm në fitore dhanë edhe Jeta Muzliukaj dhe Alma Muzliukaj, me nga 11 pikë secila.

Te Prishtina u dalluan Klesta Shatri me 12 pikë dhe Klea Gashi me 10 pikë.

Me këtë fitore, Trepça regjistron suksesin e parë të sezonit, ndërsa Prishtina pëson humbjen e tretë në po aq ndeshje.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners