22/10/2026
Faton Kurshumlija dhe Xhelal Mumini kanë marrë nominime nga FIBA për ndeshjen ndërmjet MZT Skopje dhe Petrolina AEK, në kuadër të FIBA Europe Cup.
Faton Kurshumlija do të jetë Komisionier i FIBA-s, ndërsa Xhelal Mumini do të ndajë drejtësinë si gjyqtar në këtë përballje, që do të zhvillohet më 27 tetor 2026.
Këto nominime janë një tjetër dëshmi e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe e besimit të FIBA-s ndaj zyrtarëve kosovarë.