Bashkimi triumfon në dramën ndaj Valmiera Glass VIA

Bashkimi triumfon në dramën ndaj Valmiera Glass VIA

07/10/2026

Bashkimi e ka nisur me fitore rrugëtimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Prizrenasit kanë triumfuar në një ndeshje dramatike ndaj skuadrës letoneze Valmiera Glass VIA me rezultat të ngushtë 79:77.

Sfida në Prizren ishte shumë interesante dhe e luftuar deri në sekondat e fundit, me portokallezinjtë që arritën të ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë një fitore shumë të rëndësishme në hapje të aventurës evropiane.

Bashkimi tregoi karakter në momentet vendimtare të takimit, duke ia dalë të triumfojë me dy pikë dallim dhe të marrë pikët e para në fazën e grupeve.

Hero ishte Divine Myles, i cili shënoi në sekondën e fundit.

Kjo ishte ndeshja e parë e prizrenasve në Grupin F të FIBA Europe Cup, duke e nisur në mënyrën më të mirë garën evropiane.

Bashkimi do të synojë të vazhdojë me paraqitje pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme të kësaj gare.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners