Peja 03 fiton Superkupën e Femrave

Peja 03 fiton Superkupën e Femrave

07/10/2026

KBF Peja 03 është fituese e Superkupës së Kosovës për Femra, pasi në finale triumfoi bindshëm ndaj KBF Bashkimit me rezultat 90:58.

Pejanet dominuan ndeshjen në “Karagaçi”, duke kontrolluar sfidën dhe duke e kurorëzuar mbrëmjen me trofeun e Superkupës.

Në radhët e Peja 03 shkëlqeu Camryn Hill, e cila e përfundoi finalen me 31 pikë dhe pesë kërcime. Alexis Tolefree kontribuoi me 18 pikë, Kai Cook me 16, ndërsa Brittiney Seymour shtoi 15 pikë, derisa te Bashkimi, më e dalluara ishte Enisa Kamerolli me 16 pikë, ndërsa Alexis Tucker realizoi 13 pikë.

Me triumfin 90:58, Peja 03 e fitoi Superkupën për të dytin vit radhazi, pasi edhe edicionin e kaluar kishte triumfuar në këtë garë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners