Vance Jackson MVP i javës, pesëshja më e mirë e xhiros së tretë

Vance Jackson MVP i javës, pesëshja më e mirë e xhiros së tretë

07/10/2026

Ka përfunduar java e tretë e ProCredit Superligës, ku basketbollistët dhuruan paraqitje të spikatura dhe duele interesante.

Vance Jackson i Vëllaznimit ishte më i dalluari i kësaj xhiroje, duke u shpallur MVP i javës së tretë. Jackson shkëlqeu me 29 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime, duke regjistruar indeksin më të lartë të javës, 36.

Në Top 5 është përfshirë edhe Connor Withers i Golden Eagle Yllit, i cili realizoi “double-double” me 25 pikë dhe dhjetë kërcime, krahas tri asistimeve, për indeksin 30.

Laolu Oke i Borës vazhdoi me paraqitje të mira, duke kontribuar me 22 pikë dhe nëntë kërcime, me indeks 29.

Një tjetër lojtar i Golden Eagle Yllit në pesëshen më të mirë është Lis Shoshi, i cili regjistroi “double-double” prej 14 pikësh dhe 12 kërcimesh, për indeksin 25.

Top 5 kompletohet nga Adrio Bailey i Bashkimit, me 19 pikë dhe katër kërcime, duke kontribuar në vazhdimin e serisë së fitoreve të skuadrës prizrenase.

Top 5 – Java 3

Vance Jackson (Vëllaznimi) – 29 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 36 indeks

Connor Withers (Golden Eagle Ylli) – 25 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 30 indeks

Laolu Oke (Bora) – 22 pikë, 9 kërcime, 29 indeks

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) – 14 pikë, 12 kërcime, 25 indeks

Adrio Bailey (Bashkimi) – 19 pikë, 4 kërcime, 14 indeks

MVP i javës: Vance Jackson (Vëllaznimi) – 29 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, indeks 36.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners