07/10/2026
Camryn Hill është shpallur MVP e Superkupës së Kosovës për Femra 2026, pas paraqitjes së shkëlqyer në finalen ndaj Bashkimit.
Basketbollistja e KBF Peja 03 ishte protagonistja kryesore e finales, duke udhëhequr skuadrën pejane drejt triumfit 90:58 dhe trofeut të Superkupës.
Ajo realizoi 31 pikë dhe pesë kërcime, duke qenë një nga faktorët kryesorë në fitoren bindëse të Peja 03.
Me paraqitjen e saj në “Karagaçi”, ajo e kurorëzoi një mbrëmje të shkëlqyer individuale me çmimin MVP, ndërsa Peja 03 festoi Superkupën për herë të dytë në histori.