04/10/2026
Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2026/27 të ProCredit Superligës, duke triumfuar në udhëtim ndaj Pejës me rezultat 90:99.
Sfida në Pejë ishte interesante dhe me rivalitet, derisa kuqezinjtë arritën të përmbysin rrjedhën e ndeshjes dhe t'ua shkaktojnë verdhezinjve humbjen e parë në këtë edicion.
Vendimtar ishte çereku i tretë, ku Vëllaznimi zhvilloi një lojë shumë të mirë, duke e fituar këtë periudhë me rezultat 20:34. Kjo bëri dallimin në parket, ndërsa mysafirët arritën ta ruajnë epërsinë deri në fund dhe të festojnë fitoren e parë të sezonit.
Te Peja, Robert Smith ishte më i dalluari me 29 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Xavier Johnson realizoi “double-double” me 27 pikë dhe dhjetë kërcime.
Në radhët e Vëllaznimit shkëlqeu Vance Jackson me 29 pikë dhe nëntë kërcime. Meriton Ismaili kontribuoi me 22 pikë, ndërsa Kentrell Pullian dhe DJ Davis shtuan nga 21 pikë secili.
Peja ka dy fitore e një humbje, kurse Vëllaznimi një fitore e dy humbje pas tri javësh në ProCredit Superligë.