04/10/2026
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 të ProCredit Superligës, duke triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 82:86.
Sfida e zhvilluar në kryeqytet ishte mjaft interesante dhe dramatike, me dy skuadrat që luftuan deri në momentet e fundit për fitore. Në fund, therandasit u treguan më të suksesshëm, duke marrë pikët e plota dhe duke regjistruar triumfin e parë të këtij edicioni.
Te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Malcolm Armstead, i cili e përfundoi ndeshjen me 19 pikë.
Në anën tjetër, protagonist i fitores së Golden Eagle Yllit ishte Connor Ëithers, i cili realizoi “double-double” me 25 pikë dhe dhjetë kërcime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij.
Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli kanë nga një fitore e dy humbje.