Rregullat, risitë dhe Safeguarding, FBK mbajti takim me trajnerët dhe referët

Rregullat, risitë dhe Safeguarding, FBK mbajti takim me trajnerët dhe referët

04/10/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar të dielën takimin e përbashkët me trajnerët dhe referët, me fokus në ndryshimet dhe risitë në Rregullat e Basketbollit për edicionin e ri garues.

Takimi, i mbajtur në Hotel Prishtina, mblodhi trajnerë dhe referë nga Kosova, me synim informimin dhe diskutimin e përbashkët për çështjet që lidhen me zbatimin e rregullave dhe organizimin e garave.

Takimin e hapi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ndërsa Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore, i njoftoi pjesëmarrësit me qëllimin dhe mbarëvajtjen e takimit.

Në pjesën kryesore, Xhelal Munini, Komesar i Garave për Kategoritë e Reja në FBK, prezantoi ndryshimet dhe risitë në Rregullat e Basketbollit dhe Propozicionet e Garave për Gjeneratat e Reja për edicionin e ri. Pas prezantimit u zhvillua diskutim me trajnerët dhe referët rreth zbatimit të tyre në garat e kategorive të reja.

Një pjesë e veçantë iu kushtua temës “Safeguarding – Mbrojtja dhe mirëqenia në basketboll”, e prezantuar nga Vlora Braha, Zyrtare për Integritet në FBK. Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, gjithëpërfshirës dhe me respekt për të gjithë pjesëmarrësit në basketboll.

Takimi shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e mendimeve dhe forcimin e komunikimit ndërmjet trajnerëve, referëve dhe strukturave të FBK-së, me synim një qasje sa më të unifikuar në zbatimin e rregullave dhe standardeve gjatë edicionit të ri garues.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners