FBK organizoi tryezën për krijimin e identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës

FBK organizoi tryezën për krijimin e identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës

04/10/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar të dielën tryezën e diskutimit me temën “Krijimi i identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës”, me pjesëmarrjen e trajnerëve të basketbollit nga Kosova.

Tryeza, e mbajtur në Hotel Prishtina, kishte për qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur dhe profesional rreth krijimit dhe përcaktimit të identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës, duke përfshirë drejtpërdrejt trajnerët në shkëmbimin e ideve, pikëpamjeve dhe përvojave.

Aktiviteti u hap me fjalën hyrëse të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së komunitetit të trajnerëve në proceset zhvillimore të basketbollit të Kosovës.

Më pas, Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore, bëri prezantimin informues mbi qëllimin dhe objektivat e tryezës, duke hapur më pas diskutimin me trajnerët pjesëmarrës.

Në pjesën qendrore të aktivitetit u zhvillua një diskutim i hapur rreth elementeve që duhet të karakterizojnë lojën e Përfaqësueseve të Kosovës. Trajnerët paraqitën pikëpamjet dhe propozimet e tyre, duke shkëmbyer përvoja dhe ide për ndërtimin e një qasjeje të përbashkët dhe një identiteti të qartë të lojës.

Diskutimet dhe propozimet e dala nga tryeza do të shërbejnë si kontribut në procesin e përcaktimit dhe zhvillimit të identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës në të gjitha grupmoshat.

Organizimi i kësaj tryeze është pjesë e angazhimit të FBK-së për të përfshirë komunitetin e trajnerëve në proceset zhvillimore dhe për të krijuar një qasje të përbashkët për të ardhmen e Përfaqësueseve të Kosovës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners