FBK organizon tryezën e diskutimit për krijimin e identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës

FBK organizon tryezën e diskutimit për krijimin e identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës

01/10/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 4 tetor 2026 do të organizojë tryezën e diskutimit me temën “Krijimi i identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës”.

Tryeza do të mbahet në Hotel Prishtina, nga ora 09:30 me pjesëmarrjen e trajnerëve të basketbollit nga Kosova.

Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i një diskutimi të hapur dhe profesional rreth krijimit dhe përcaktimit të identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës, duke përfshirë trajnerët në shkëmbimin e ideve dhe përvojave për këtë çështje të rëndësishme për zhvillimin e basketbollit vendor.

Tryeza do të hapet me fjalën hyrëse të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku, ndërsa Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore, do të bëjë prezantimin informues mbi qëllimin dhe objektivat e tryezës.

Pjesa qendrore e aktivitetit do t'i kushtohet diskutimit të hapur me trajnerët pjesëmarrës rreth temës “Krijimi i identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës”.

Trajnerët do të kenë mundësinë të japin pikëpamjet dhe propozimet e tyre, me synim që përmes dialogut profesional të kontribuohet në ndërtimin e një qasjeje dhe identiteti të qartë të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës.

Organizimi i kësaj tryeze është pjesë e angazhimit të FBK-së për të përfshirë komunitetin e trajnerëve në proceset që lidhen me zhvillimin e basketbollit dhe të Përfaqësueseve të Kosovës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners