Peja pëson në Rumani, përfundon rrugëtimin në FIBA Europe Cup

Peja pëson në Rumani, përfundon rrugëtimin në FIBA Europe Cup

30/09/2026

Peja ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet e FIBA Europe Cup, pasi është mundur edhe në ndeshjen e kthimit nga Dinamo Bukuresht.

Skuadra pejane pësoi në Rumani me rezultat 105:83, në sfidën e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Peja kishte pësuar edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pejë me rezultat 58:96, ndërsa skuadra rumune me dy fitore siguroi kalimin tutje.

Me ndeshjen në Rumani, Peja përfundon aventurën evropiane në kualifikimet e FIBA Europe Cup për këtë edicion.

Pjesë e grupeve do të jenë kampionia e Kosovës, Trepça dhe nënkampioni Bashkimi.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners