Shannon Shorter, MVP i ProCredit Superkupës

Shannon Shorter, MVP i ProCredit Superkupës

30/09/2026

Shannon Shorter është shpallur MVP i ProCredit Superkupës së Kosovës, pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Trepcës në Rahovec.

Shorter ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës prizrenase, duke e përfunduar ndeshjen me 23 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, për indeksin e përgjithshëm 31.

Me lojën e tij efikase dhe kontributin në të dyja anët e parketit, basketbollisti i Bashkimit luajti rol të rëndësishëm në finalen e Superkupës, ndërsa në fund u nderua me çmimin e më të mirit të ndeshjes.

Çmimin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners