30/09/2026
Këtë mesjavë nis edicioni i ri në Ligën e Parë të Meshkujve, ku 11 skuadra do të fillojnë garën dhe rrugëtimin e tyre në sezonin e ri.
Xhiroja e parë sjell pesë përballje, duke nisur të mërkurën me duelin ndërmjet Gjakovës dhe Kerasanit, që zhvillohet nga ora 21:00.
Të enjten janë në program dy ndeshje. Vushtrria përballet me Proton Cable Prizrenin nga ora 20:00, ndërsa 15 minuta më vonë, New Basket takohet me Dritën.
Dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë zhvillohen të premten. Kosovari pret Peja B nga ora 18:00, derisa xhiroja përmbyllet me takimin Borea - Istogu, që fillon në ora 20:30.
Me këto pesë përballje hapet një tjetër edicion i Ligës së Parë, ku skuadrat do të synojnë rezultate sa më të mira që nga xhirot e para.
Liga e Parë e Meshkujve-Java 1
E mërkurë
21:00 Gjakova-Kerasan
E enjte
20:00 Vushtrria – Proton Cable Prizreni
20:15 New Basket - Drita
E premte
18:00 Kosovari – Peja B
20:30 Borea - Istogu