Peja nikoqire e Superkupës së Kosovës për Femra 2026

Peja nikoqire e Superkupës së Kosovës për Femra 2026

29/09/2026

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 29 shtator 2026, ka miratuar kërkesën e KBF Peja 03 për organizimin e Superkupës së Kosovës për Femra 2026.

Finalja e Superkupës do të zhvillohet më 6 tetor 2026, ndërmjet KBF Bashkimi dhe KBF Peja 03, në Palestrën Sportive “Karagaçi” në Pejë.

KBF Peja 03 ishte aplikuese për organizimin e kësaj ngjarjeje dhe, pas shqyrtimit të aplikimit, Bordi i FBK-së ka vendosur që klubit pejan t’i besohet organizimi i finales.

Në bazë të vendimit, KBF Peja 03 obligohet t’i përmbushë të gjitha kërkesat organizative, teknike dhe të sigurisë, si dhe obligimet financiare të përcaktuara nga FBK-ja në Konkursin/Thirrjen për organizimin e Superkupës së Kosovës për Femra 2026.

Këto obligime do të specifikohen edhe në kontratën ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe KBF Peja 03.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners