Gjyqtarët e Kosovës në seminarin në Strugë

Gjyqtarët e Kosovës në seminarin në Strugë

28/09/2026

Katër gjyqtarë nga Kosova kanë marrë pjesë në seminarin parasezonal për gjyqtarë, të organizuar në Strugë, para fillimit të edicionit të ri 2026/27.

Kosova në këtë seminar është përfaqësuar nga Elldin Uglari, Jeta Zeka, Drin Shabani dhe Ardi Sopa, të cilët kanë qenë pjesë e aktivitetit që synon përgatitjen dhe avancimin profesional të zyrtarëve para fillimit të garave të edicionit të ri.

Në mesin e ligjëruesve të seminarit ishin Manuel Mazzoni dhe Miodrag Licina nga FIBA Europe, si dhe Petar Denkovski, instruktor nacional i FIBA-s.

Seminari shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e çështjeve që lidhen me gjykimin dhe organizimin e garave, si dhe përgatitjen e zyrtarëve për sfidat e sezonit 2026/27.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Kosova në aktivitete të tilla kontribuon në ngritjen profesionale dhe shkëmbimin e përvojave me kolegët dhe ekspertët ndërkombëtarë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners