Fitorja e dytë për Borën

Fitorja e dytë për Borën

27/09/2026

Bora ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 64:75 (12:20, 21:21, 11:15, 20:19), në kuadër të javës së dytë të ProCredit Superligës.

Mysafirët e nisën më mirë takimin në palestrën “13 Qershori”, duke krijuar epërsi që në çerekun e parë, të cilin e fituan 12:20. Periudha e dytë ishte e baraspeshuar, 21:21, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 33:41.

Bora vazhdoi me paraqitje të mirë edhe pas pushimit. Mysafirët e fituan periodën e tretë 11:15, duke e ngritur epërsinë në 44:56 para dhjetë minutave të fundit.

Therandasit tentuan të rikthehen në çerekun e fundit, të cilin e fituan 20:19, por Bora menaxhoi epërsinë dhe nuk lejoi që fitorja të vihej në rrezik, duke triumfuar në fund 64:75.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Connor Withers dhe Artin Gashi me nga 11 pikë. Te Bora më i dalluari ishte Jericolo Hellems me 19 pikë dhe dhjetë kërcime, duke shtuar edhe tri asistime.

Golden Eagle Ylli ka dy humbje në dy ndeshje, ndërsa Bora dy fitore në dy ndeshje.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners