27/09/2026
Sot në Prishtinë u mbajt “Race for the Cure”, me qëllim të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.
Këtë aktivitet dhe fushatë e ka mbështetur edhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), duke iu bashkuar mesazhit për ndërgjegjësim dhe kujdes të shtuar për shëndetin.
Përfaqësueset e FBK-së njëkohësisht bënë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit dhe kryerjen e kontrolleve të rregullta, përfshirë mamografinë sipas rekomandimeve mjekësore, si një nga mënyrat e rëndësishme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
“Race for the Cure” është një iniciativë ndërkombëtare që zhvillohet në shumë vende të botës dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, rëndësinë e parandalimit dhe veçanërisht të zbulimit të hershëm.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit shënohet çdo vit përmes aktiviteteve dhe fushatave që synojnë informimin dhe edukimin e qytetarëve për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
FBK vazhdon të jetë përkrah iniciativave që promovojnë shëndetin, ndërgjegjësimin dhe solidaritetin në shoqëri.