Prishtina triumfon në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

Prishtina triumfon në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

27/09/2026

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:83 (26:24, 15:20, 17:23, 13:16), në kuadër të javës së dytë të ProCredit Superligës.

Takimi në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nisi i baraspeshuar, me vendasit që kishin epërsi të lehtë pas dhjetë minutave të parë, 26:24. Bardhekaltrit reaguan në periudhën e dytë, të cilën e fituan 15:20, duke shkuar në pushim me epërsi 41:44.

Prishtinasit vazhduan me ritëm të mirë edhe pas pushimit. Mysafirët fituan çerekun e tretë 17:23, duke hyrë në dhjetë minutat e fundit me epërsi 58:67.

Në periudhën e fundit, Prishtina kontrolloi lojën dhe nuk lejoi rikthimin e Vëllaznimit. Bardhekaltrit e fituan këtë pjesë  për të triumfuar në fund me 71:83.

Te Vëllaznimi më i dalluari ishte Kentrell Pullian me 26 pikë, gjashtë asistime, katër kërcime dhe tri topa të vjedhur. Te Sigal Prishtina shkëlqeu Malcolm Armstead me 26 pikë, katër kërcime, tri asistime dhe tri topa të vjedhur, duke pasur indeksin 29.

Kjo ishte fitorja e parë për kryeqytetasit, pasi sfidën e parë e humbën me rezultat zyrtar, derisa humbja e dytë për kuqezinjtë në dy ndeshje.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners