Armstead, MVP i javës

Armstead, MVP i javës

28/09/2026

Xhiroja e radhës në ProCredit Superligë ka sjellë paraqitje të dalluara individuale, me basketbollistë që kanë kontribuar në pikë, kërcime dhe asistime për skuadrat e tyre.

Më i dalluari i kësaj xhiro ishte Malcolm Armstead i Sigal Prishtinës, i cili regjistroi 26 pikë, katër kërcime dhe tri asistime, duke përfunduar ndeshjen me indeksin 29. Me këtë paraqitje, Armstead është shpallur MVP i javës në ProCredit Superligë.

Në Top 5 të javës është përfshirë edhe Trevor Moore i Pejës, i cili kishte 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, me indeksin 25.

Bashkëlojtari i tij, Xavier Johnson, realizoi dyshifror të dyfishtë me 12 pikë dhe 13 kërcime, duke shtuar edhe një asistim për indeksin 21.

Në mesin e pesë më të mirëve është edhe Arian Azemi i Bashkimit, me 11 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, duke regjistruar indeksin 20.

Pesëshen e kompleton Jericole Hellems i Borës, i cili kishte 19 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa shtoi edhe tri asistime, për indeksin 19.

Top 5 i javës

Malcolm Armstead (Sigal Prishtina) – 26 pikë, 4 kërcime, 3 asistime – Indeksi 29

Trevor Moore (Peja) – 21 pikë, 5 kërcime, 2 asistime – Indeksi 25

Xavier Johnson (Peja) – 12 pikë, 13 kërcime, 1 asistim – Indeksi 21

Arian Azemi (Bashkimi) – 11 pikë, 4 kërcime, 6 asistime – Indeksi 20

Jericole Hellems (Bora) – 19 pikë, 10 kërcime, 3 asistime – Indeksi 19

 MVP i javës

 Malcolm Armstead (Sigal Prishtina)

26 pikë | 4 kërcime | 3 asistime | Indeksi 29

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners