Trepça dhe Bashkimi sonte për trofeun e ProCredit Superkupës

Trepça dhe Bashkimi sonte për trofeun e ProCredit Superkupës

29/09/2026

Trepça dhe Bashkimi do të përballen sonte në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës 2026, në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh në parket.

Përballja ndërmjet dy skuadrave zhvillohet nga ora 19:00, në Palestrën e Sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.

Të dyja skuadrat e kanë nisur me fitore edicionin e ri të ProCredit Superligës dhe në Superkupë synojnë trofeun e parë të sezonit 2026/27.

Trepça, kampione në fuqi e Kosovës, dhe Bashkimi, një nga skuadrat që ka përforcuar radhët për edicionin e ri, pritet të zhvillojnë një sfidë shumë interesante, ku objektivi i vetëm është ngritja e trofeut.

Interesimi për këtë përballje është i madh, ndërsa biletat për finalen ishin shitur paraprakisht. Biletat e blera për datën fillestare të ndeshjes mbeten të vlefshme edhe për finalen e sotme.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners