Vlora Braha flet për Programin “Safeguarding” në Forumin e Sportit

Vlora Braha flet për Programin “Safeguarding” në Forumin e Sportit

24/09/2026

Zyrtarja për Integritet në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Vlora Braha, ishte paneliste në Forumin e Sportit, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit.

Braha ishte pjesë e panelit të dytë, ku foli për rëndësinë e Projektit “Safeguarding”, si dhe si zbatohet në FBK.

Në fokus të diskutimit ishin mbrojtja e sportistëve dhe standardet e safeguarding, krijimi i një ambienti të sigurt, gjithëpërfshirës dhe me respekt në sport, si dhe rëndësia e ngritjes së mekanizmave që mbrojnë integritetin dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve në aktivitetet sportive.

Pjesëmarrja e Zyrtares për Integritet të FBK-së në këtë panel është në vazhdën e angazhimit të Federatës për promovimin e standardeve të integritetit, sigurisë dhe mbrojtjes së sportistëve, me theks të veçantë te krijimi i një mjedisi të shëndetshëm dhe të sigurt për të gjithë komunitetin e basketbollit.

Edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku si pjesëmarrëse në këtë Forum, ka treguar se sa zbatohet në Federatën e Basketbollit dhe sa i rëndësishëm është ky Projekt.

Krahas Brahës, pjesë e panelit ishin edhe Mimika Dobroshi nga Erasmus+/Komisioni Evropian, Iliria Ibrahimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Tringa Dedi nga Universiteti i Prishtinës dhe Musa Selimi nga Universiteti i Prishtinës/SHAPE.

Në panelin e parë është diskutuar për temën: “Sporti i së Ardhmes: Inovacioni, Qëndrueshmëria dhe Investimet”, Pikat kryesore të diskutimit ishin: Infrastruktura e mençur, sporti dhe shëndeti, Partneritetet publiko-private dhe investimet për sport të qëndrueshëm dhe Diskutim i hapur dhe pyetje-përgjigje (Q&A), ku kanë folur Ibër Alaj – Koordinator Nacional, Ismet Krasniqi - President i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Florian Miftari – Universiteti i Prishtinës.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili mori pjesë në këtë Forum theksoi se, qëllimi është me të qenë sa më aktiv si sportist dhe kjo të jetë pjesë e disiplinës dhe kulturës sportive, ndërsa Federatat duhet të punojnë edhe në Programet zhvillimore, jo vetëm sa i përket infrastrukturës, por edhe sportistëve.

Forumi u zhvillua në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, ndërsa projekti është financuar nga Komisioni Evropian dhe Erasmus+, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve sportive, universitare dhe organizatave të ndryshme.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners