24/09/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpall konkurs publik për përzgjedhjen e organizatorit të Superkupës së Kosovës për Femra 2026, që do të zhvillohet më 6 tetor 2026, ndërmjet KBF Bashkimit dhe KBF Peja 03.
Të drejtë aplikimi kanë klubet sportive, komunat, organizatat sportive dhe subjektet e tjera juridike që kanë kapacitete organizative, teknike dhe financiare për organizimin e ndeshjes.
Palestra ku do të zhvillohet finalja duhet të jetë e aprovuar nga FBK-ja, të ketë kapacitet minimal prej 1,500 ulësesh dhe të plotësojë kushtet infrastrukturore dhe teknike për organizimin e ndeshjes dhe transmetimin televiziv.
Organizatori duhet të sigurojë kushtet e nevojshme organizative, teknike, të sigurisë dhe shërbimeve mjekësore, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga FBK-ja.
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë kërkesën për organizim, përshkrimin e kapaciteteve organizative dhe të palestrës, si dhe emrin dhe kontaktet e personit përgjegjës.
Kriteret e plota për përzgjedhjen e organizatorit janë të përcaktuara në dokumentin zyrtar të FBK-së.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën sekretare@basketbolli.com, deri më 28 shtator në ora 17:00.