21/09/2026
Finalja e ProCredit Superkupës së Kosovës 2026 ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit do të zhvillohet të martën, më 29 shtator, nga ora 19:00, në Palestrën e Sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Të gjitha biletat e blera më herët për finalen mbeten të vlefshme për ndeshjen e 29 shtatorit.
Trepça dhe Bashkimi do të luftojnë për trofeun e ProCredit Superkupës së Kosovës, në një përballje që pritet të sjellë atmosferë dhe emocione të mëdha në Rahovec.