20/09/2026
Bashkimi ka dominuar nga fillimi deri në fund ndaj Golden Eagle Yllit për të fituar me rezultat të thellë 96:60 (27:13, 23:13, 30:17, 16:17), në javën e parë të ProCredit Superligës.
Prizrenasit e nisën sfidë në mënyrë të përkryer, 15:3, për të fituar çerekun e parë bindshëm, 27:13. Vendasit vetëm sa ngritën epërsinë në periudhën e dytë e të tretë, kurse në dhjetë minutat e fundit kishin deri në 42 pikë epërsi, derisa në fund triumfuan 96:60.
Te vendasit nga 17 pikë shënuan Jajuan Johnson dhe Lejson Zeqiri, derisa Shanon Shorter e mbylli ndeshjen me 16 pikë.