Përmbyllet me sukses FIBA SCOD klinika parasezonale për gjyqtarë

Përmbyllet me sukses FIBA SCOD klinika parasezonale për gjyqtarë

06/09/2026

Ka përfunduar të dielën FIBA SCOD klinika parasezonale për gjyqtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, e zhvilluar gjatë dy ditëve në kuadër të përgatitjeve për edicionin 2026/27.

Pas ligjëratave dhe punëtorive të zhvilluara gjatë ditës së parë, programi i së dielës vazhdoi me pjesën praktike, ku gjyqtarët punuan në Mekanikën 3PO, me fokus në përgatitjen dhe zbatimin e saj në parket.

Pjesë e rëndësishme e ditës së dytë ishte edhe Punëtoria Gjyqtarë–Trajnerë, ku u trajtuan ndryshimet e rregullave, IRS – Head Coach Challenge dhe komunikimi ndërmjet gjyqtarëve dhe trajnerëve. Punëtoria synoi harmonizimin e interpretimit të rregullave dhe forcimin e bashkëpunimit para fillimit të edicionit të ri.

Gjatë së dielës u zhvillua gjithashtu edhe Klinika Parasezonale për Vëzhgues, si pjesë e përgatitjeve të zyrtarëve të ndeshjeve për sezonin e ri.

Përgjatë dy ditëve të FIBA SCOD Klinikës, gjyqtarët ndoqën ligjërata dhe punëtori të udhëhequra nga Faton Kurshumlija, Sinisa Herceg dhe Arian Thaçi, duke trajtuar ndër të tjera ndryshimet e rregullave, mbulimin primar, mbrojtjen e lojtarit në AOS, IRS – Head Coach Challenge dhe Mekanikën 3PO.

Me përfundimin e klinikës, gjyqtarët dhe zyrtarët e FBK-së përmbyllën një prej fazave të përgatitjeve profesionale para fillimit të garave të sezonit 2026/27.


Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners