Prishtina 2030 merr stafetën nga Taranto, Adhurim Alijaj pjesë e ceremonisë historike

Prishtina 2030 merr stafetën nga Taranto, Adhurim Alijaj pjesë e ceremonisë historike

04/09/2026

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026 u shënua zyrtarisht kalimi i organizimit nga Italia te Kosova, e cila do të jetë nikoqire e edicionit të ardhshëm, Prishtina 2030.

Para më shumë se 20 mijë shikuesve, flamuri i Kosovës u ngrit përkrah flamurit të Italisë dhe atij të Lojërave Mesdhetare, ndërsa ngritja e tij u shoqërua me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës.

Pjesë e këtij momenti ishte edhe basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës 3x3, Adhurim Alijaj, i cili ua dorëzoi flamurin e Kosovës pjesëtarëve të Marinsave Italian, të cilët më pas e ngritën atë gjatë ceremonisë.

Në kuadër të kalimit zyrtar të organizimit, Kosovës iu dorëzua edhe flamuri i Lojërave Mesdhetare. Atë e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke shënuar simbolikisht nisjen e rrugëtimit drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Në stadium u shfaq gjithashtu videoja promovuese e Prishtina 2030, përmes së cilës nikoqiri i ardhshëm i Lojërave iu prezantua publikut mesdhetar.

Në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, Kosova u përfaqësua në basketbollin 3x3 në të dyja konkurrencat, me Përfaqësuesen e meshkujve dhe atë të femrave.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners