FBK publikon “Udhëzuesin Praktik për Basketbollistët”

FBK publikon “Udhëzuesin Praktik për Basketbollistët”

03/09/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar “Udhëzuesin Praktik për Basketbollistët – Të drejtat, procedurat dhe mekanizmat juridikë në FBK”, me qëllim që basketbollistët të kenë një pasqyrë të qartë dhe praktike mbi të drejtat e tyre dhe mekanizmat që kanë në dispozicion për mbrojtjen e tyre brenda FBK-së.

Udhëzuesi përmbledh informacionet kryesore që lidhen me marrëdhënien ndërmjet lojtarit dhe klubit, kontratat, regjistrimin, licencimin dhe transferimin, si dhe procedurat që basketbollistët mund të ndjekin për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Një pjesë e veçantë i kushtohet mekanizmave të rinj për mbrojtjen e basketbollistëve, përfshirë procedurën për përcaktimin e statusit të lojtarit të lirë gjatë edicionit garues në rast të shkeljes së detyrimeve kontraktuale, si dhe procedurën për mbrojtjen e kontratës dhe kërkesave financiare pas përfundimit të edicionit.

Përmes këtij udhëzuesi, FBK synon që basketbollistët të jenë më të informuar për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, të njohin procedurat në dispozicion dhe të dinë se si të veprojnë kur të drejtat e tyre kontraktuale nuk respektohen.

Njihu me të drejtat e tua! - lexoje udhëzuesin këtu.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners