FIBA SCOD Klinika për Gjyqtarë mbahet më 5 dhe 6 shtator

FIBA SCOD Klinika për Gjyqtarë mbahet më 5 dhe 6 shtator

04/09/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë më 5 dhe 6 shtator 2026 FIBA SCOD Klinikën Parasezonale për Gjyqtarët e FBK-së, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave.

Klinika do të udhëhiqet nga Faton Kurshumlija, FIBA Referee Instructor dhe Komesar i Garave, ndërsa ligjërues do të jenë edhe Sinisa Herceg, FIBA Referee Instructor, dhe Arian Thaçi, gjyqtar nacional.

Gjatë dy ditëve të klinikës do të trajtohen ndryshimet në rregullat e basketbollit, mbulimi primar, IRS – Head Coach Challenge, mekanika e gjykimit, si dhe tema të tjera që lidhen me përgatitjen e gjyqtarëve për edicionin 2026/27. Programi përfshin gjithashtu punë praktike dhe testim online të njohurive të rregullave të basketbollit.

Në kuadër të klinikës, të dielën, më 6 shtator, nga ora 14:30, në Holiday Resort në Sllatinë të Madhe, do të organizohet edhe Punëtoria Gjyqtarë–Trajnerë.

Në këtë punëtori ftohen të marrin pjesë të gjithë trajnerët dhe asistentët e trajnerëve të klubeve të ProCredit Superligës, Superligës së Femrave dhe Ligës së Parë.

Punëtoria synon që gjyqtarët dhe trajnerët të njihen me ndryshimet në Rregullat e Basketbollit që hyjnë në fuqi nga edicioni 2026/27, përdorimin e manualit IRS – Head Coach Challenge dhe propozicionet e garave. Njëkohësisht, synohet përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet gjyqtarëve dhe trajnerëve, si dhe krijimi i një klime të bazuar në respekt të ndërsjellë, profesionalizëm dhe parimet e Fair Play-t.

Agjenda e plotë

 

05.09.2026 – E shtunë

10:30 – Prezantimi I
Faton Kurshumlija, Komesar i Garave

11:15 – Prezantimi II: Ndryshimet e Rregullave
Sinisa Herceg, FRI

12:00 – Prezantimi III: Mbulimi primar – PD
Sinisa Herceg, FRI

13:00 – Dreka e përbashkët

14:00 – Punëtoria me gjyqtarët e FBK-së
Faton Kurshumlija, Komesar i Garave

14:45 – Prezantimi IV: Mbrojtja e lojtarit në AOS
Sinisa Herceg, FRI

15:30 – Prezantimi V: IRS – Head Coach Challenge
Arian Thaçi

16:30 – Prezantimi VI: Mbulimi primar – HD
Sinisa Herceg, FRI

17:30 – Testimi online i njohurive mbi Rregullat e Basketbollit

18:30 – Largimi i pjesëmarrësve

 

06.09.2026 – E diel

10:30 – Punë praktike: Mekanika 3PO – Pjesa I

11:30 – Punë praktike: Mekanika 3PO – Pjesa II

14:30 – Punëtoria me trajnerët
Ndryshimet e rregullave, IRS – Head Coach Challenge, komunikimi

17:15 – Mbyllja e FIBA SCOD Klinikës

17:30 – Darka e përbashkët

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners