Ndryshim në orarin e Kosovës 3x3 në Taranto 2026

Ndryshim në orarin e Kosovës 3x3 në Taranto 2026

29/08/2026

Përfaqësueset e Kosovës në basketbollin 3x3, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, do të nisin të shtunën garën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Pas ndryshimeve të fundit në programin e garës, Përfaqësuesja e meshkujve do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Portugalisë, të shtunën nga ora 17:00. Ndeshja Kosovë – Serbi, e paraparë të zhvillohej po të shtunën, nuk do të luhet pas tërheqjes së Serbisë nga gara. Si rrjedhojë, Grupi C tani përbëhet nga Kosova, Portugalia dhe Turqia, ndërsa dy skuadrat e para do të kualifikohen në çerekfinale.

Orari i Kosovës – Meshkujt
29 gusht | 17:00
Kosova – Portugalia

30 gusht | 10:55
Turqia – Kosova

Ndryshimet në program nuk ndikojnë në garën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Përfaqësuesja e femrave do t’i zhvillojë të dyja ndeshjet e fazës së grupeve të shtunën, ndaj Greqisë dhe Italisë.

Orari i Kosovës – Femrat
29 gusht | 18:00
Greqia – Kosova

29 gusht | 19:50
Italia – Kosova

Ndeshjet e fazës finale të garës në basketbollin 3x3 do të zhvillohen më 31 gusht dhe 1 shtator. Kosova synon paraqitje sa më të mira në të dyja konkurrencat në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners