FBK shpall konkursin publik për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026

FBK shpall konkursin publik për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026

28/08/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës ka shpallur konkursin publik për përzgjedhjen e organizatorit të Superkupës së Kosovës 2026.

Superkupa do të zhvillohet më 15 shtator 2026, ndërmjet KB Trepça dhe KB Bashkimi.

Të drejtë aplikimi kanë klubet sportive, komunat, organizatat sportive dhe subjektet tjera juridike që dëshmojnë se kanë kapacitetet organizative, teknike dhe financiare për organizimin e Superkupës.

Konkursi përcakton kriteret infrastrukturore dhe organizative, obligimet financiare, kërkesat për siguri, marketing, media dhe transmetim televiziv, si dhe dokumentacionin që duhet të dorëzohet nga subjektet e interesuara.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 3 shtator 2026, ora 17:00, në adresën elektronike sekretare@basketbolli.com. Organizatori i përzgjedhur do të shpallet më 4 shtator 2026, në ora 17:00.

Të gjitha kriteret, kushtet dhe detajet e aplikimit janë të përcaktuara në vendimin zyrtar të Bordit të FBK-së.

Vendimi i plotë

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners