Përzgjidhen 32 basketbollistë e basketbolliste nga Kampi Nacional 2026

Përzgjidhen 32 basketbollistë e basketbolliste nga Kampi Nacional 2026

22/08/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë përzgjedhjen e 32 basketbollistëve dhe basketbollisteve të rinj, pas përfundimit të grumbullimeve rajonale dhe Kampit Nacional 2026.

 

Në listën e përzgjedhur janë 16 djem dhe 16 vajza, me të cilët do të vazhdohet puna dhe procesi i përgatitjes për ta përfaqësuar Kosovën në turnetë ndërkombëtarë të Youth Development Fund (YDF).

 

Djemtë e përzgjedhur:

Amar Zanuzaj, Andi Krasniqi, Art Nesushta, Dion Rexha, Elldar Hoxha, Enden Krasniqi, Fati Bajrami, Lum Krasniqi, Orion Zalli, Reis Barani, Rroi Berisha, Rroi Muharremi, Rron Kotorri, Rron Veliu, Troi Krasniqi dhe Yll Mehmeti.

 

Vajzat e përzgjedhura:

Alfa Kurteshi, Anesa Mema, Aria Agusholli, Bora Bajrami, Dea Hodaj, Enara Avdili, Endrra Mangjolli, Era Prekaj, Fjolla Bytyqi, Luna Kasapolli, Natyra Muzliukaj, Reandra Bajrami, Sumeja Rexhaj, Triera Syka, Tuana Berisha dhe Valbona Toqani.

 

Basketbollistët dhe basketbollistet që këtë herë nuk janë përfshirë në listën e ngushtë do të vazhdojnë të kenë mundësi në grumbullimet e ardhshme për të dëshmuar progresin e tyre dhe për ta siguruar vendin në listën e përzgjedhur.

 

Ky proces është i vazhdueshëm dhe synon që përmes përcjelljes, vlerësimit dhe punës së vazhdueshme t’u ofrojë mundësi talenteve të reja për zhvillim dhe avancim.

 

Përzgjedhja dhe puna me këta basketbollistë e basketbolliste është pjesë e programit të FBK-së për identifikimin dhe zhvillimin afatgjatë të talenteve dhe gjeneratave të reja të basketbollit kosovar.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners