Publikohen dy manuale të rëndësishme për zhvillimin e talenteve

Publikohen dy manuale të rëndësishme për zhvillimin e talenteve

17/08/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar dy dokumente të rëndësishme në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të FBK-së 2026-2030, me fokus të veçantë në identifikimin, zhvillimin dhe avancimin afatgjatë të talenteve të reja.

Dokumentet e publikuara janë “Manuali për Identifikimin dhe Zhvillimin Afatgjatë të Talenteve” dhe “Manuali i Mini-Basketbollit”, të cilat do të shërbejnë si udhëzues për trajnerët, klubet dhe strukturat e tjera të përfshira në punën me basketbollistët dhe basketbollistet e reja.

Identifikimi dhe zhvillimi i talenteve është një nga shtyllat e rëndësishme të Planit Strategjik të FBK-së, me synimin që talentet të identifikohen që në moshë të hershme dhe të përcillen në mënyrë të strukturuar përgjatë fazave të zhvillimit të tyre.

Manuali “Identifikimi i talentit dhe zhvillimit afatgjatë i lojtarëve” përcakton parimet dhe orientimet për identifikimin, vlerësimin, përcjelljen dhe zhvillimin sistematik të lojtarëve dhe lojtareve të reja. Manueli është prezantuar nga Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në Klinikën Kombëtare për Trajnerë, që u mbajt nga 14 deri më 16 gusht.

Përmes këtij manuali synohet krijimi i një qasjeje të unifikuar dhe afatgjatë, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e potencialit të talenteve të basketbollit kosovar.

Ndërkaq, Manuali i Mini-Basketbollit fokusohet në hapat e parë të fëmijëve në basketboll, duke ofruar udhëzime për punën me grupmoshat e reja dhe zhvillimin e shkathtësive bazë në një mjedis pozitiv, edukativ dhe të përshtatshëm për moshën e tyre.

Publikimi i këtyre dy manualeve paraqet një tjetër hap konkret në zbatimin e Planit Strategjik të FBK-së, duke ndërtuar një sistem të qartë dhe të qëndrueshëm të zhvillimit të lojtarëve, nga Mini-Basketbolli dhe identifikimi i talenteve deri te zhvillimi i tyre afatgjatë.

Përmes këtyre dokumenteve, FBK synon gjithashtu t'u ofrojë trajnerëve dhe klubeve një bazë të përbashkët profesionale dhe metodologjike, duke standardizuar qasjen ndaj punës me gjeneratat e reja në gjithë Kosovën.

Identifikimi, zhvillimi dhe avancimi i talenteve mbeten ndër prioritetet kryesore të FBK-së në rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe konkurruese të basketbollit të Kosovës.

Link-at

https://basketbolli.com/files/MANUALI%20I%20IDENTIFIKIMIT%20T%C3%8B%20TALENTIT%20DHE%20ZHVILLIMIT%20AFATGJAT%C3%8B%20T%C3%8B%20LOJTAR%C3%8BVE%20-%20LTAD.pdf

https://basketbolli.com/files/MANUALI%20I%20MINIBASKETBOLLIT.pdf

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners