Ekipi i Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2026

Ekipi i Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2026

16/08/2026

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të mbahen prej 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali.

Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.

Kosova do të përfaqësohet me basketbollin 3x3 në këto lojërat, te meshkujt dhe femrat.

Te meshkujt do të garojnë: Adhurim Alijaj, Eliot Peci, Ardian Ibishi, Mal Tusuni, kurse te femrat Enisa Kamerolli, Elsa Shala, Vesa Krasniqi dhe Merisa Bilalli, derisa Agnesa Reahmani është trajnere e ekipit të femrave, ndërsa Qëndrim Demi i meshkujve, ndërkohë që në Itali udhëton edhe Artina Hasani, Menaxhere e Ekipit të basketbollit 3x3.

Kosova te meshkujt do të përballet me Serbinë, Turqinë dhe Portugalinë, kurse te femrat me Greqinë dhe Italinë.

Pas Taranto 2026, vendi ynë do të marrë flamurin e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners