Fillon Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026

Fillon Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026

14/08/2026

Ka filluar sot Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA-n dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

Klinika po zhvillohet nga 14 deri më 16 gusht në Marigona Residence, përkatësisht në Hotel Sheraton dhe Palestrën ISP, duke mbledhur trajnerë të basketbollit nga Kosova për tri ditë të mbushura me ligjërata, punë teorike dhe praktike.

Ligjërues në edicionin e sivjetmë janë Marius Huth, Arben Krasniqi, Elbesar Gështenja dhe Granit Rugova, të cilët do të trajtojnë tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin e trajnerëve dhe basketbollistëve.

Në ditën e parë, është bërë hapja zyrtare e Klinikës, ndërsa programi ka vazhduar me ligjëratat e Marius Huth për parimet themelore të MiniBasketbollit dhe zhvillimin e aftësive themelore përmes lojërave.

Fokusi i Klinikës Kombëtare për Trajnerë 2026 është te MiniBasketbolli dhe zhvillimi afatgjatë i basketbollistëve të rinj.

Gjatë tri ditëve do të trajtohen edhe planifikimi stërvitor, zhvillimi i basketbollit te të rinjtë, bashkëpunimi sulmues, “Motion” me Pick and Roll dhe skautimi modern në basketboll.

Në kuadër të Klinikës do të prezantohen gjithashtu Manuali i Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD) dhe Manuali i MiniBasketbollit, të përgatitur nga FBK.

Klinika do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën me sesione teorike dhe praktike, ndërsa do të përmbyllet më 16 gusht me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners