13/08/2026
Nesër, më 14 gusht, fillon Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA-n dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).
Klinika do të zhvillohet nga 14 deri më 16 gusht në Marigona Residence, përkatësisht në “Hotel Sheraton” dhe Palestrën “ISP”.
Ligjërues në Klinikën Kombëtare për Trajnerë 2026 do të jenë Marius Huth, Arben Krasniqi, Elbesar Gështenja dhe Granit Rugova, të cilët gjatë tri ditëve do të trajtojnë tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin e trajnerëve dhe basketbollistëve.
Fokusi i Klinikës do të jetë te MiniBasketbolli dhe zhvillimi afatgjatë i basketbollistëve të rinj, ndërsa në program përfshihen parimet themelore të MiniBasketbollit, zhvillimi i aftësive përmes lojërave, planifikimi stërvitor, basketbolli i të rinjve, bashkëpunimi sulmues, “Motion” me Pick and Roll, si dhe skautimi modern në basketboll.
Gjatë Klinikës do të prezantohen edhe Manuali i Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD) dhe Manuali i MiniBasketbollit, të përgatitur nga FBK.
Klinika do të përfundojë të dielën, më 16 gusht, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.
Agjenda
E premte, 14 Gusht 2026
16:30 – 17:00
Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
17:00 – 17:15
Hapja zyrtare e Klinikës dhe fjalë hyrëse nga zyrtarët e FBK-së
17:30 – 18:30
Parimet themelore të MiniBasketbollit
Ligjërues: Marius Huth
18:30 – 20:00
Zhvillimi i aftësive themelore përmes lojërave
Ligjërues: Marius Huth
📍 Lokacioni: Marigona Residence – "Palestra ISP"
E shtunë, 15 Gusht 2026
09:00 – 09:15
Prezantimi i Manualit të Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD) dhe Manualit të MiniBasketbollit
Ligjërues: Granit Rugova
09:15 – 10:30
Parimet e hartimit të planit stërvitor dhe planifikimit vjetor
Ligjërues: Marius Huth
10:30 – 12:00
Parimet bazë të zhvillimit të basketbollit te të rinjtë
Ligjërues: Marius Huth
12:00 – 13:00
Drekë – Che Bar, Marigona Residence
13:00 – 14:30
Ngacmimet e vendimmarrjes, krijimi i mjediseve efektive të të nxënit
Ligjërues: Marius Huth
14:30 – 16:00
Parimet bazë të bashkëpunimit sulmues në basketbollin e të rinjve
Ligjërues: Marius Huth
📍 Lokacionet:
Hotel Sheraton – "Salla e Konferencave" (sesionet teorike)
Marigona Residence – "Palestra ISP" (sesionet praktike)
E diel, 16 Gusht 2026
09:00 – 12:00
Parimet e sulmit të vazhdueshëm ("Motion") me Pick and Roll – Teori dhe Praktikë
Ligjërues: Arben Krasniqi
12:00 – 13:00
Drekë – Che Bar, Marigona Residence
13:00 – 15:30
Skautimi Modern në Basketboll: Analiza e Sulmit, Mbrojtjes dhe Individual
Ligjërues: Elbesar Gështenja
15:30 – 16:00
Ndarja e certifikatave dhe mbyllja e Klinikës
📍 Lokacionet:
Hotel Sheraton – "Salla e Konferencave"
Marigona Residence – "Palestra ISP”