Fillon Kampi Nacional 2026 në Prizren

Fillon Kampi Nacional 2026 në Prizren

10/08/2026

Sot në “Kolegjin Loyola” në Prizren ka filluar Kampi Nacional 2026, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Basketbollistët dhe basketbollistet e përzgjedhur janë bërë bashkë në këtë kamp, i cili synon zhvillimin dhe avancimin e talenteve të reja të basketbollit kosovar.

Kampi Nacional do të zhvillohet nga 10 deri më 14 gusht, ndërsa gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të jenë pjesë e një programi intensiv me stërvitje, aktivitete edukative dhe aktivitete të tjera të planifikuara.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe trajnerët do të qëndrojnë të akomoduar në ambientet e Kolegjit Loyola, ku do të zhvillohet edhe programi i plotë i kampit.

Në kamp po marrin pjesë fëmijët e përzgjedhur pas pesë grumbullimeve të mbajtura në regjionet e Kosovës dhe testimeve finale që janë zhvilluar.

Në fund lojtarët/et e përzgjedhur do të jenë pjesë e Kosovës për turneun ndërkombëtar të FIBA YDF-së.

Kampi Nacional është vazhdimësi e punës së FBK-së për identifikimin, zhvillimin dhe përcjelljen e talenteve të reja, duke u ofruar basketbollistëve dhe basketbollisteve të rinj mundësi për të punuar në një ambient të organizuar dhe profesional.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners