07/08/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se Kampi Nacional 2026 do të nisë të hënën më 10 gusht, në ora 10:00, në Kolegjin Loyola në Prizren.
Të gjithë basketbollistët dhe basketbollistet e përzgjedhur janë të obliguar të paraqiten në kohën e përcaktuar për fillimin e kampit.
Kampi do të zhvillohet nga 10 deri më 14 gusht 2026 dhe do të përfundojë në ora 10:00 të datës 14 gusht.
Gjatë kampit, të gjithë pjesëmarrësit dhe trajnerët do të akomodohen në ambientet e Kolegjit Loyola, ku do të zhvillohen stërvitjet, aktivitetet edukative dhe programi i plotë i Kampit Nacional.
Paraqitja në kohën e përcaktuar është e obligueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
📍 Kolegji Loyola, Prizren
🗓️ 10–14 Gusht 2026