07/08/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka hapur thirrjen për aplikim për pozitën Dizajner/e Grafik/e, me synimin për të angazhuar një profesionist/e kreativ/e që do të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e identitetit vizual të Federatës.
Personi i përzgjedhur do të jetë pjesë e Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit, duke punuar në krijimin e materialeve grafike për rrjetet sociale, web, print dhe komunikimin institucional, si dhe në zhvillimin e koncepteve kreative për aktivitetet, garat, eventet dhe projektet e FBK-së.
Ndër përgjegjësitë kryesore përfshihen krijimi dhe adaptimi i materialeve grafike, ruajtja e konsistencës së identitetit vizual të Federatës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e Marketingut dhe Komunikimit në realizimin e fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme.
Kandidatët duhet të kenë minimum tre (3) vite përvojë në dizajn grafik, njohuri të avancuara në Adobe Illustrator, Photoshop dhe InDesign, si dhe portofolio me punë relevante. Përvoja në sport, evente ose marketing, njohuritë për basketbollin dhe komunikimin vizual në sport, si dhe përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) për dizajn grafik do të konsiderohen përparësi.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:
📧 Email: rrezarta.kqiku@basketbolli.com
Subjekti i emailit: Aplikimi për Dizajner/e Grafik/e
🗓️ Afati i aplikimit: 14.08.2026
FBK inkurajon të gjithë profesionistët kreativë që plotësojnë kriteret e kërkuara të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit që kontribuon në zhvillimin dhe promovimin e basketbollit në Kosovë.