"Keeping Children Safe in Sports 2.0" – një hap drejt sportit më të sigurt për fëmijët

"Keeping Children Safe in Sports 2.0" – një hap drejt sportit më të sigurt për fëmijët

06/08/2026

Mbrojtja e fëmijëve dhe krijimi i një mjedisi të sigurt sportiv janë ndër prioritetet kryesore të sportit modern. Pikërisht me këtë synim po zbatohet projekti rajonal "Keeping Children Safe in Sports 2.0 (KCSS 2.0)", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt synon të forcojë bashkëpunimin multidisiplinar ndërmjet profesionistëve të sportit dhe akterëve të mbrojtjes së fëmijëve, me fokus në parandalimin, identifikimin e hershëm dhe reagimin e duhur ndaj rasteve të dhunës dhe abuzimit në mjediset sportive dhe rekreative.

Në kuadër të këtij projekti, Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e Bordit Teknik Këshillues, i cili bashkon institucionet dhe organizatat kryesore që veprojnë në fushën e sportit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Përmes "Keeping Children Safe in Sports 2.0” do të mbështetet zhvillimi dhe zbatimi i politikave për *mbrojtjen e fëmijëve në organizatat sportive në Kosovë, do të forcohen kapacitetet e trajnerëve dhe profesionistëve që punojnë me fëmijë, do të zhvillohen procedura standarde për referimin e rasteve të mbrojtjes së fëmijëve, *do të organizohen sesione ndërgjegjësuese dhe edukative me fëmijët dhe prindërit për sigurinë në sport, si dhe do të promovohet shkëmbimi i praktikave më të mira ndërmjet vendeve partnere.

Federata e Basketbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët që merren me basketboll. Përmes angazhimit në këtë projekt, FBK kontribuon në avancimin e standardeve të mbrojtjes së fëmijëve, duke mbështetur politika dhe praktika që garantojnë mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin e tyre në sport.


Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners